“Premtuan 160 çerdhe, asnjë nuk u ndërtua”, LDK akuzon Qeverinë për regres në arsim

Aktuale

“Premtuan 160 çerdhe, asnjë nuk u ndërtua”, LDK akuzon Qeverinë për regres në arsim

Më: 25 mars 2023 Në ora: 15:08
Jehona Lushaku

Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku, ka numëruar, sipas saj, dështimet e qeverisjes Kurti në fushën e arsimit.

Ajo tha se për dy vjet sektorin e arsimit e përcolli mungesa e vizionit, mungesa e investimeve e mungesa e guximit për ndryshime.

“Premtuan 160 çerdhe, asnjë nuk u ndërtua. Miliona orë të humbura mësimore nuk janë zëvendësuar. Asnjë progres në tekstet mësimore parauniversitare. Asnjë progres në riorganizimin e shkollave. Vazhdojmë të kemi mbingarkesa me klasat me nxënës”, thotë Lushaku.

Ajo tha se nuk është bërë as ndërlidhja e shkollave profesionale me bizneset, derisa thotë se ato që janë bërë nuk janë në interes të përmirësimit të arsimit.

“Ka akreditim të programeve, për të cilat Kosova nuk ka nevojë dhe ka zvogëlim të pagave dhe asnjë mbështetje për stafin universitar. Nxënësit e mësimdhënësit meritojnë më shumë! Kosova meriton më mirë!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat