Ahmeti: Sulmet e Haxhiut ndaj Gjykatës Kushtetuese absurde, shkeljet konstatojnë qëllim të frikshëm

Aktuale

Ahmeti: Sulmet e Haxhiut ndaj Gjykatës Kushtetuese absurde, shkeljet konstatojnë qëllim të frikshëm

Më: 25 mars 2023 Në ora: 15:23
Shpend Ahmeti

Ish kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka reagaur ndaj deklaratave të ministres Albulena Haxhiu e cila e quajti “absurd” vendimin e Kushteuteses për shpalljen anti-kushtetues të ligjit për KPK-në.

Ahmeti tha se në fakt absurde është sulmi i ministres ndaj Gjykatës, duke shtuar se haruesit e këtij ligji kanë përgjegjësi të madhe politike.

Tutje Ahmeti ka thënë se shkeljet kushtetuese të evidentuara konstatojnë qëllim të frikshëm.

“Argumenti kryesor i qeverisë në lidhje me asociacionin ka qenë vendimi i gjykatës kushtetuese për natyren e Asociacionit.

Absurditet më të madh se sa ta sulmosh po të njejtën Gjykatë për rrëzimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial nuk kam pa. Ky është rrrënim i pozicionit tonë.

I tregon palës ndërkombëtare dhe asaj serbe se sa i respektojmë vendimet e GjK.

Shkeljet e konstatuara në Ligj janë brengosëse dhe nuk janë thjeshtë vetëm edhe ca mendime, nuk jane vetëm edhe një vendim i GjK. Konstatojnë qëllim të frikshëm. Hartuesit kanë përgjegjësi të madhe politike.”- ka shkruar Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat