Halimi për Haxhiun: Si Ministre drejtësie, komentimi i verdikteve të gyqësorit paraqet mësymje antishtet

Aktuale

Halimi për Haxhiun: Si Ministre drejtësie, komentimi i verdikteve të gyqësorit paraqet mësymje antishtet

Më: 25 mars 2023 Në ora: 15:32
Sibel Halimi

Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Sibel Halimi ka reaguar lidhur me rrëzimin e Ligjit për KPK-në nga Gjykata Kushtetuese.

Halimi ka thënë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë respektuar dhe “pranuar pa mëdyshje”, nga i gjithë spektri politik në Kosovë.

“Si Ministre drejtësie, komentimi i verdikteve të gyqësorit, për më tepër të gjyqësisë kushtetuese është jo vetëm ndërhyrje në drejtësi – në një pushtet të ndarë – por edhe krim, ngase paraqet mësymje antishtet!”, ka shkruar Halimi.

Halimi ka thënë se nuk mund të synohet “çkapja” e institucioneve siç pretendon partia në pushtet dhe të mos respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Sipas zëdhënëses së LDK-së, Ministrja e Drejtësisë duhet të jap dorëheqje, “për faktin se po i rrëzohen Ligjet nga kushtetuesja, një nga një, pikërisht për tendenca të hapura të kontrollit politik përmes kapjës së institucioneve të drejtësisë, ajo vazhdon me akuza e arsyetime inatçore, deri në shkallë urrejtjeje”.

Ajo ka theksuar se ky pushtet ka filluar të transformohet në “popullizëm të një niveli të frikshëm, që ka primesa të një paradiktature”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat