​Kërkohet drejtësi për masakrën në Fortesë

Aktuale

​Kërkohet drejtësi për masakrën në Fortesë

Më: 25 mars 2023 Në ora: 15:46
​Kërkohet drejtësi për masakrën në Fortesë

Rahoveci sot (e shtunë) po shënon 24-vjetorin e disa masakrave që ndodhën njëkohësisht në tri fshatra të saj e ku mbetën të vrarë qindra shqiptarë të pafajshëm nga ushtria serbe dhe malazeze. 24 vjet më parë, më 25 mars 1999, u përjetësuan 68 martirët e Fortesës.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, para familjarëve në varrezat e martirëve deklaroi se pavarësisht se kalojnë vitet plagët mbeten të hapura.

Ai kërkoi dënimin e urdhërdhënësve dhe të atyre që zbatuan planin për shfarosjen e shqiptarëve.

Latifi: Masakra në Fortesë bazë e fortë për drejtësinë

“Vrasja e masakrimi i njerëzve të pambrojtur në fshatin Fortesë është vetia e tyre që vetëm me gjak e rrënoja mund të jetojnë dhe që nuk mund ta imagjinojnë të jetojnë në një hapësirë me vendasit e lashtë. Vrasjet, dëbimet, gjymtimet, dhunimet dhe shkatërrimet e pasurisë e trashëgimisë sonë kulturore përbënë bazë të fortë për drejtësinë vendore e ndërkombëtare për të ndëshkuar urdhërdhënësit dhe zbatuesit e këtij plani gjenocidial të ideuar e orkestruar nga qarqe intelektuale e akademike të Beogradit zyrtar”, tha Latifi.

Latifi tha se është e trishtueshme që bashkësia ndërkombëtare nuk dëshiron të pranojë faktin që të gjitha këto mizor janë hartuar e zbatuar nga intelektualë në Serbi.

Latifi tha se fshati Fortesë i ka dhënë shumë Kosovës.

Latifi: Nga Fortesa dolën edhe shumë luftëtarë

“Fortesa nuk ka vetëm numrin e madh të të martirizuarve por nga ky fshat dolën shumë luftëtarë e veprimtarë që e kanë nderuar emrin e tyre dhe të vendlindjes së tyre po ashtu në fushë të nderit kanë rënë shumë dëshmorë, lavdia e të cilëve qëndron si fllad pranveror mbi këtë vend. Ky gjak, kjo sakrificë na obligon të vazhdojmë duke mos ndjerë lodhje asnjëherë për të bërë më të mirën për njerëzit tanë. Të qëndrosh në këto pozicione është nder e detyrim por edhe përgjegjësi. Ky ëhstë obligimi që i kemi vënë vetes sepse kështu na obligon gjaku i derdhur, na obligojnë të gjithë këto varre dhe lotët e nënave, motrave, e fëmijëve që me lot në sy e me zemër të thyera kërkojnë edhe sot e do të kërkojnë deri në fund drejtësi”, tha Latifi.

Para se të ndalonte në Fortesë, Latifi me bashkëpunëtorë bëri homazhe edhe në fshatin Brestoc. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat