Kica-Xhelili: Albulena Haxhiut i shkonte për shtati Kushtetuesja kur e rrëzoi Qeverinë Hoti

Aktuale

Kica-Xhelili: Albulena Haxhiut i shkonte për shtati Kushtetuesja kur e rrëzoi Qeverinë Hoti

Më: 25 mars 2023 Në ora: 17:10
Doarsa Kica-Xhelili

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka kritikuar ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për deklaratat e saj kundër Gjykatës Kushtetuese, që i bëri sot pas hedhjes poshtë të Ligjit për Këshillin Prokurorial.

Kica-Xhelili ka thënë se kjo gjykatë Haxhiut i shkon për shtati në disa raste, por jo edhe kësaj here.

“Kjo Gjykatë Kushtetuese (GJK) ka rrëzuar Qeverinë Hoti – vendim që i shkoi për shtat asokohe ministres Haxhiu. Kjo GJK ka gjetur me të drejtë 22 shkelje në marrëveshjen për Asociacionin – që i shkoi për shtat gjithë VV-së si pretekst se në pushtet kishim shkelës të Kushtetutës”.

Por, thotë deputetja e LDK-së, kur e njëjta Gjykatë ka filluar t’i evidentojë shkeljet e Ministres Haxhiu, “ajo paska filluar të befasohet”.

“Paska filluar ta vë në pyetje kredibilitetin e GJK. Natyrisht. Sepse sot, ajo është zyrtarisht shkelësja e Kushtetutës që dikur e përçmonte si tradhti kombëtare – dhe i dhemb rruga që ka shtruar vetë me kolegë. I paska rënë ndërmend se në pushtet paska ndonjëherë edhe njerëz që gabojnë, jo monstrumë. Megjithëse duke i njohur – këta nuk gabojnë pa qëllim.Për Ministren nuk qenka më GJK e mirë. Ndryshon puna tash”.

Në fund, Kica-Xhelili thotë se kushtetutshmëria e këtij vendi s’varet për individë.

Fati që kushtetutshmëria e këtij vendi nuk varet nga Albulenat. E natyrisht as nga Doarsat. Qoftë gjithmonë kështu!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat