​Shuhet zjarri në objektin e Elkos-it, ende nuk dihet shkaktari

Aktuale

​Shuhet zjarri në objektin e Elkos-it, ende nuk dihet shkaktari

Më: 25 mars 2023 Në ora: 17:34
Foto nga vendi i ngjarjes

Zjarri që kaploi objektin e kompanisë “Elkos”, tanimë është shuar. Policia ende nuk ka dhënë ndonjë detaj lidhur me shkaktarin, ndërkohë të helmuarit nuk janë në gjendje të rënd dhe pritet të lirohen.

Media ka arritur të marrë pamje edhe në disa pjesë të brendshme të objektit, i cili është përfshirë nga flaka paraditen e sotme. Dëmet materiale siç edhe duken në pamje janë të mëdha, derisa asgjë nuk duket se shpëtojë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi i ka thënë KosovaPress-it se zjarri ka qenë i përmasave të mëdha dhe tanimë është shuar zjarri. Sipas tij, aktualisht krimet e rënda dhe prokuroria janë duke hetuar rastin dhe po presin raportin e ekspertit të zjarrit, i cili konstaton shkakun.

Gashi: Po presim raportin e ekspertit të zjarreve

“Jo ende jo, pasi eksperti i zjarreve e jep shkaktarin se çka e ka shkaktuar, tash duhet raporti i ekspertit të zjarreve...po është shuar zjarri tash janë duke punuar njësitë kompetente”, tha ai.

Ndërkohë, në Spitalin e Pejës, bën të ditur se tetë persona nuk kanë marrë lëndime të rënda por vetëm janë helmuar nga . Një pjesë e tyre janë liruar, kurse pjesa tjetër pritet të lirohet së shpejti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat