Kurti i mbledh drejtuesit e qendrave të VV’së, s’përmendet hiç marrëveshja e Ohrit

Aktuale

Kurti i mbledh drejtuesit e qendrave të VV’së, s’përmendet hiç marrëveshja e Ohrit

Më: 25 mars 2023 Në ora: 18:21
Foto nga takimi

Lëvizja Vetëvendosje mbajti sot mbledhjen e përbashkët me drejtuesit e qendrave të saj në Kosovë dhe Mërgatë, si dhe me kryetarët e qendrave të organizatës së Gruas për Vetëvendosje(GVV).

Në këtë mbledhje morën pjesë Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, sekretari organizativ i LV-së, Alim Rama, koordinatori i qendrave, Valon Hoti, si dhe sekretarja organizative e organizatës së Gruas për VETËVENDOSJE! (GVV), Agnesa Kastrati

Në këtë mbledhje u diskutua për situatën politike në vend, por nuk u përmend hiq marrëveshja e Ohrit.

“Kryeministri Kurti ka folur rreth aktualitetit politik në vendin tonë. Këtë javë Qeveria ka shënuar dy vjetorin e saj, me shumë të arritura, punë të përfunduara e një mori sosh në progres e sipër.Ai para përfaqësuesve të qendrave numëroi në hollësi të arriturat e Qeverisë sipas fushave e ministrive përgjatë këtyre dy viteve qeverisje”, thuhet në njoftimin e VV’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat