Selmanaj quan “mediokritet” dhe “rrugaqëri” kundërshtimin e Haxhiut ndaj Kushtetuesës për KPK-në

Aktuale

Selmanaj quan “mediokritet” dhe “rrugaqëri” kundërshtimin e Haxhiut ndaj Kushtetuesës për KPK-në

Më: 25 mars 2023 Në ora: 19:54
Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së ka quajtur “mediokër” dhe “rrugaqëri” sjelljen e ministres Albulena Haxhiu ndaj Gjykatës Kushtetuese, pasi kjo e fundit rrëzoi Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Sipas Selmanajt, edhe atyre u ka rastisur të mos pajtohen me ndonjë vendim të Kushtetuesës, por që kultura politike nuk i ka lejuar të sulmojnë institucionet e shtetit.

“E kemi borxh ndaj fëmijve tanë ta mbrojmë Republikën tonë nga rrënuesit, kapësit dhe mohuesit e shtetit” ka thënë mes të tjerash Selmanaj.

Ky është reagimi i plotë i tij në Facebook:

Mediokriteti dhe rrugaqëria në aksion kundër institucioneve të pavarura kushtetuese.

E paprecedentë për vendet demokratike, ku një ministre e drejtësisë e sulmon ashpër gardianin e kushtetutshmërisë, Gjykatën Kushtetuese.

Jo rrallë herë, nuk na kanë pëlqyer as neve vendimet e Gjykatës Kushtetuese, por kultura jonë politike, institucionale dhe kujdesi ndaj shtetit, nuk na ka lejuar në asnjë rrethanë që ti sulmojmë ato, apo mos t’i respektojm vendimet e tyre.

Çdo qasje tjetër është qasje kundër shtetit dhe kundër të ardhmes sonë.

E kemi borxh ndaj fëmijve tanë ta mbrojmë Republikën tonë nga rrënuesit, kapësit dhe mohuesit e shtetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat