“Kam qenë në vdekje klinike”, “Zoti më ka shpëtu”, tre adoleshentët rrëfejnë se si u plagosën

Aktuale

“Kam qenë në vdekje klinike”, “Zoti më ka shpëtu”, tre adoleshentët rrëfejnë se si u plagosën

Më: 25 mars 2023 Në ora: 20:19
Të plagosurit

Tre të plagosurit, Argent Breznica, Brilant Krasniqi dhe Besart Hoxha, do kërkonin ndihmën e qytetarëve të rastit për t’u dërguar në spital. Argenti rrëfen se ai, për disa minuta, ndonëse i plagosur rëndë, kishte mbetur në rrugë, duke kërkuar ndihmë.

“Fatkeqësisht mu nuk merrke kërkush me m’hypë n’kerr me m’çu te mjeku. Kemi ndal shumë njerëz, e di se unë kom qëndru aty t’u pritë me m’marrë dikush me m’çu në spital. Taksistat jo ma bon kerrin me gjak, jo anena jo knena”, ka rrëfyer i plagosuri Breznica.

Ai tregon se ishte në gjendje të vështirë, derisa dikush e kishte futur në veturë dhe dërguar në spital

“Plumi ku m’ka goditë mu u konë që thojnë “ai t’ka mbytë, po Zoti t’ka pshtu”, u konë shumë pozitë, është qitu pothuajse është me milimetra afër zemrës, po nafaka jeme, fati jemi i madh që, këto eshtrat që i kemi te gjoksi këtu edhe unë kom pshtu”, ka treguar Breznica.

“Kur jom plagosë, kom fillu edhe unë me ik si krejt se u bo aty njëfarë panike. Filluan njerëzit me ik, mu ka, mu ka ofru ndihma prej njerëzve që aty kanë qenë në lokal, kom hyp në taksi dhe me taksi kom shku në emergjencë”, ka thënë i dëmtuari tjetër Hoxha.

“Unë kam qenë në gjendje të vështirë, kam qenë në vdekje klinike dhe mjekët e emergjencës më kanë ringjallur. Unë nuk e mbaj mend shumë, e di që i kam dal një kerri përballë dhe ai më ka çu në spital, as nuk e njoh as se di kush u kanë”, është shprehur i plagosuri tjetër Brilant Krasniqi.

Të tre të dëmtuarit tregojnë për operacionet  dhe gjendjen e vështirë pas kësaj tragjedie që iu kishte ndodhur.

Argent Breznica, thotë se shërimi i tij ka zgjatë afër 3 muaj, ku kishte edhe disa intervenime me rrezikshmëri për jetë.

“Operacione i kom pas tri e kështu intervenime ditore, s’po di me thonë muna me thonë me qindra intervenime ditore”, është shprehur ai.

I plagosuri, Brilant Krasniqi, rrëfen se ka pasur dhjetëra operacione brenda e jashtë vendit, pasi gjendja e tij ishte e rëndë.

“M’u ka deshtë me hi urgjentisht në operacion, ku në atë operacionin e parë që ka zgjatur rreth 7 orë, është dashur të intervenohet urgjentisht për shkak se m’u plumbi ma ka këput nervin, arterien edhe venën, ku nga gjakderdhja e shumtë unë pothuajse kam qenë i vdekur. Dhe pasi operacioni i parë nuk ka pasur sukses për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore më është dashur të hi edhe në një operacion tjetër në QKUK, të nesërmen në mëngjes dhe është bërë një baypass ku mjekët për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe infeksionit të cilin e kam marrur nga plumbi, mu më është dashur të shkoj urgjentisht për shërim jashtë vendit, në Turqi, ku kam qëndruar rreth dy muaj në intensivë, ku kam pasur edhe rreth 11 operacione tjera”, ka thënë ai, teksa ka shtuar se në Turqi iu është hequr edhe një plumb nga dora.

Edhe Besart Hoxha, thotë se gjendja e tij ka qenë e rëndë, pasi kishte shumë gjakderdhje dhe se kishte rrezik për jetë./Betimi për Drejtësi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat