Kurti i mbledh drejtuesit e qendrave të VV-së, iu flet për të arriturat përgjatë dy viteve qeverisje

Aktuale

Kurti i mbledh drejtuesit e qendrave të VV-së, iu flet për të arriturat përgjatë dy viteve qeverisje

Më: 25 mars 2023 Në ora: 20:37
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për të arriturat e Qeverisë në mbledhjen e përbashkët me drejtuesit e qendrave të Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë dhe Mërgatë, si dhe me kryetaret e qendrave të organizatës së Gruas për Vetëvendosje.

Kryeministri Kurti, njëherit kryetar i LVV-së, ka folur edhe rreth aktualitetit politik në Kosovë.

“Këtë javë Qeveria ka shënuar dyvjetorin e saj, me shumë të arritura, punë të përfunduara e një mori sosh në progres e sipër. Ai para përfaqësuesve të qendrave numëroi në hollësi të arriturat e Qeverisë sipas fushave e ministrive përgjatë këtyre dy viteve qeverisje”, thuhet në njoftimin për media.

Tutje, bëhet e ditur se çështjet organizative gjithashtu janë trajtuar nga drejtuesit e qendrave dhe drejtueset e GVV-ve në qendra, me ç’rast është theksuar rëndësia e bashkërendimit organizativ në mes të strukturave organizative të LVV-së dhe organizatës të saj, GVV-së.

“Aktivitetet e realizuara përgjatë muajit mars nga qendrat e GVV-së si dhe raportet e punës nga qendrat të muajve janar dhe shkurt janë diskutuar po ashtu përgjatë këtij takimi”.

“Lëvizja që është duke qeverisur me vendin për dy vite ka dëshmuar se Republika e Kosovës mund të qëveriset ndershëm, pa krim e korrupsion dhe mund të punojë për shtresat që kanë nevojë më së shumti. Qeverisja e mirë dhe e ndershme së bashku me organizatën e gjerë e strukturat dinamike në terren do të jenë binaret kah do të lëviz Lëvizja. Këto dy vite të suksesshme nuk ishin të lehta, andaj javëve, muajve e viteve në vijim na presin punë edhe më të mëdha si organizatë në mënyrë që sukseset të shumëfishohen”, përfundon njoftimi. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat