Nushi i PSD’së: Ju që u gëzuat që nuk ka pas shumë njerëz në protestë, nuk e keni hallin e Zajdenicës

Aktuale

Nushi i PSD’së: Ju që u gëzuat që nuk ka pas shumë njerëz në protestë, nuk e keni hallin e Zajdenicës

Më: 25 mars 2023 Në ora: 21:27
Nol Nushi

Anëtari i PSD-së, Nol Nushi ka reaguar pas protestës së mbajtur sot nga partia e tij kundër marrëveshjes së Ohrit.

Nushi përmes një postimi në Facebook ka thënë se të gjithë ata që u gëzuan që nuk pa pas shumë njerëz në protestë, nuk ia kanë hallin Zajednicës.

Ju qe gezoheni qe nuk ka pase shume njerez ne protesten kunder Zajednices, ju nuk e keni hallin e Zajednices. Ju e keni hallin se si del lideri para mashtrimit te tij. Mashtrimin e duroni, po nuk e duroni te verteten.

E verteta tregon qe jeni nenshtru dhe po ju pelqen vec pushteti, pa kauza” shkruan Nushi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat