Komandanti i Zjarrfikësve jep detaje, thotë se brenda IML-së u dogjën disa “tuba me letra”

Aktuale

Komandanti i Zjarrfikësve jep detaje, thotë se brenda IML-së u dogjën disa “tuba me letra”

Më: 26 mars 2023 Në ora: 00:09
Foto nga vendi i ngjarjes

Disa 'tuba me letra' në tre rafte janë djegur brenda Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Kështu ka bërë të ditur Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Malë Gashi, ku ka njoftuar se zjarri që kishte kapluar disa 'tuba të letrave' ka shkaktuar tym të dendur.

Informata është marrë në ora 20:44 për zjarr në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes. Ishin duke u djegur disa tuba të letrave në 3 rafte dhe ishte krijuar tym i dendur. Është bërë shuarja e zjarrit dhe është bërë ventilimi i tymit nga ajo hapësirë.” – ka bërë të ditur Gashi.

Ai tutje ka njoftuar se duhet hapur hetime të mëtutjeshme për shkaktarët e zjarrit.

“Për hetime të mëtutjeshme për shkaktarët e zjarrit, merren Inspektoret, për hulumtimin e shkaqeve të zjarrit.” - ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat