Zjarri i madh në Elkos në Pejë, policia tregon a dihen shkaktarët

Aktuale

Zjarri i madh në Elkos në Pejë, policia tregon a dihen shkaktarët

Më: 26 mars 2023 Në ora: 10:05
Pamje nga zjarri në Pejë

Policia e Kosovës ka dhënë sërish detaje lidhur me zjarrin që përfshiu qendrën tregtare ELKOS Center në Pejë.

Thuhet se rasti ka ndodhur rreth orës 08:40 dhe se ende nuk dihen shkaqet që kanë quar deri te shpërthimi i zjarrit.

Si pasojë e zjarrit përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar edhe shtatë persona të cilët janë helmuar nga tymi.

“Si pasojë e një zjarri që ka shpërthyer për shkaqe të panjohura është djegur një objekt afarist. Përveç dëmeve materiale gjatë tentimit për ta lokalizuar zjarrin kanë pësuar lëndime trupore shtatë persona të cilët janë helmuar nga tymi dhe të njëjtit kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor”, njofton policia në raportin 24 orësh.

Rasti vazhdon të mbetet në hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat