Nexhmedin Spahiu kërkon që Prokuroria të nis veprimet pasi një flamur i Kosovës u pa i përdhosur në protestën e PSD-së

Aktuale

Nexhmedin Spahiu kërkon që Prokuroria të nis veprimet pasi një flamur i Kosovës u pa i përdhosur në protestën e PSD-së

Më: 26 mars 2023 Në ora: 13:15
Opinionisti Nexhmedin Spahiu

Opinionisti Nexhmedin Spahiu, ka reaguar ndaj veprimeve të PSD-së në protestën e së shtunës kundër Asociacionit. 

Spahiu ka kërkuar nga Prokuroria që të nis veprimet pasi një flamur i Kosovës u pa i përdhosur në protestë.

Ai është treguar edhe më i ashpër, duke kërkuar që policët që kanë qenë në detyrë gjatë protestës, të largohen nga puna dhe të dënohen.

“Opozitarizmi nuk guxon me vu në lojë vlerat e shenjta kombëtare. Nuk poshtërohet flamuri kombëtar i Kosovës para ndërtesës së Qeverisë (dhe askund tjetër). Flamuri I Kosovës duhet të mbrohet me jetën e ushtarit e me jetën e policit. Policët që kanë qenë në detyrë duhet të largohen nga puna e të denohen.

Simbolikat antiqeveritare të PSD duhet të manifestohen në forma tjera e jo me veprime antikombëtare. Kjo fyen çdo patriot të vendit përfshi ata që janë kundër Albin Kurtit. Prandaj prokuroria duhet të veprojë.” – ka shkruar Spahiu në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat