Rama deklarohet pas takimit me Kurtin: I shpreha të gjithë simpatinë time, ka hedhur hapa me rëndësi të madh

Aktuale

Rama deklarohet pas takimit me Kurtin: I shpreha të gjithë simpatinë time, ka hedhur hapa me rëndësi të madh

Më: 26 mars 2023 Në ora: 14:54
Edi Rama dhe Albin Kurti

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Rama ka bërë të ditur se me Kurtin kanë diskutuar në detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.

Rama ka potencuar se i ka shprehur Kurtit mbështetjen e tij të plotë për hapat e mëtejmë drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

“I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë.”, ka shkruar Rama në Facebook.

Kryeministri shqiptar ka shtuar se me kryeministrin e Kosovës janë pajtuar që mbledhja e ardhshme e dy qeverive të mbahet në muajin qershor.

Ndryshe, kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar gjatë ditës me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begajn dhe me kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikollën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat