Ekonomisti austriak vjen në Kosovë: Po fshihem nga ekstremistët serbë

Aktuale

Ekonomisti austriak vjen në Kosovë: Po fshihem nga ekstremistët serbë

Më: 26 mars 2023 Në ora: 16:16
Gunther Fehlinger

Kryesuesi i Komitetit Austriak për zgjerimin e Natos për Kosovën, Ukrainën dhe Bosnje e Hercegovinën, Gunther Fehlinger duket se po e viziton Kosovën. 

Kjo mund të kuptohte nga një postim sarkastik i ekonomistit në llogarinë e tij në Twitter. 

“Aq i frikësuar nga kërcënimet e ekstremistëve serbë sa vendosa të fshihem. Austria neutrale duket të jetë kompremetuar nga ekstremistët serbë, prandaj vendosa ta vizitojë Republikën e NATO-s në Kosovë,” – shkroi ai. 

Fehlinger ka qenë subjekt i fushatës së urrejtjes dhe linçimit nga ekstremistët serbë pasi tha që Serbia kishte kryer gjenocid në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat