Kurti merr sinjale pozitive nga Tirana për marrëveshjen e Ohrit: Mbështetja ishte e qartë

Aktuale

Kurti merr sinjale pozitive nga Tirana për marrëveshjen e Ohrit: Mbështetja ishte e qartë

Më: 26 mars 2023 Në ora: 22:13
Foto nga takimi

Kryeministri i vendit Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook ka falënderuar krerët e shtetit të Shqipërisë për mikpritjen.

Ai tha se informoi politikanët e Shqipërisë, për marrëveshjen e Ohrit e për Qeverisjen e tij dy vjeçare.

I pari i ekzekutivit u shpreh se takimet ishin të përzemërta e mbështetja ishte e qartë.

Kujtojmë se përveq krerëve institucional, Kurti takoi edhe ish Presidentin Ilir Meta, por jo edhe kreun e PD-së Sali Berisha.

Postimi i Kurtit:

E diela e fundjavës së fundit të muajit mars, ishte ditë e një vizite pune në kryeqendrën e Republikës së Shqipërisë.

Takova presidentin Bajram Begaj, kryekuvendaren Lindita Nikolla, kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e Partisë së Lirisë, ish-presidentin Ilir Meta.

Secilin prej tyre e njoftova për së afërmi me procesin e dialogut, takimin e 18 marsit në Ohër, marrëveshjen e arritur atje dhe elementet përbërëse të saj, krahas progresit të shënuar në Kosovë gjatë qeverisjes sonë dyvjeçare.

Takimet ishin të përzemërta. Mbështetja ishte e qartë. Falënderoj krerët e institucioneve shqiptare për mikpritjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat