Kurti pret në takim kryetarin e Linzit, diskutuan për mundësi bashkëpunimi

Aktuale

Kurti pret në takim kryetarin e Linzit, diskutuan për mundësi bashkëpunimi

Më: 27 mars 2023 Në ora: 22:53
Foto nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur kryetarin e Komunës së Linzit në Austri, Klauk Luger.

“Kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje kryetarit Luger dhe falënderoi për raportet shumë të mira me komunitetin e shqiptarëve në komunën që ai drejton”, njofton Zyra e Kryeministrit.

“Në takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit, me theks në fushën e ekonomisë, teknologjisë dhe edukimit, veçanërisht nëpërmjet mërgatës sonë në Austri. Kryeministri Kurti e njoftoi kryetarin Luger për rezultatet dhe arritjet e qeverisjes dyvjeçare, për indikatorët ekonomikë në eksport dhe investime të huaja, dhe për progresin në sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit.

Kryetari i Komunës austriake, Luger po qëndron në Kosovë në një vizitë dyditore, dhe krahas takimeve me përfaqësues të institucioneve, po viziton edhe disa kompani të ndryshme private. Në vitin 2021 Komuna e Podujevës dhe Komuna e Linzit kishin nënshkruar marrëveshje të binjakëzimit”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat