“Brenda VV-së ekziston një kontroll i madh”, krejt çka tha Haki Abazi

Aktuale

“Brenda VV-së ekziston një kontroll i madh”, krejt çka tha Haki Abazi

Më: 28 mars 2023 Në ora: 07:53
Deputeti në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi

Deputeti në Kuvendin e Kosovës, Haki Abazi, mbrëmë në “Pressing” në T7 ka nxjerrë disa detaje të pathëna që janë zhvilluar në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai ka deklaruar se raportet e tij me VV-në filluan të prishen në momentin kur filluan të ndahen postet nëpër komisione parlamentare, e ku sipas tij, kishte padrejtësi dhe favorizime.

Abazi po ashtu ka folur për raportet e tij me kryeministrin e Kosovës dhe njëherit kreun e VV-së, Albin Kurti.

Abazi tha në emisionin Pressing në T7 se i ka qëndruar pranë atij në kohët më të vështira, duke zbuluar edhe detaje të panjohura se Kurti ka qenë në listën e zezë të SHBA-së, që nuk lejon udhëtimin brenda këtij shteti.

“Kur Albin Kurti ishte në listat e zeza të SHBA-së, unë e kam mbrojtur”, thotë Abazi.

“Unë kam qenë ndër të paktit që kam mbrojtur Kurtin edhe atëherë. Unë kam qenë në panel në Departamentin e Shtetit, ishte edhe Lajcak atëherë në panel, nuk iu dha viza Kurtit dhe unë e mbrojta në SHBA”, shtoi ai.

Abazi tutje shtoi se brenda VV-së ekziston një kontroll i madh që të mbytet fjala e lirë dhe deputetët janë të urdhëruar të lexojnë fjalime të shkruara nga dikush tjetër. 

Ai ka pohuar se zëvendëskryeminsitri Besnik Bislimi i ka thënë deputetit të LVV-së, Salih Zyba se “Vetëvendosja nuk mund të qeverisë ashtu siç ka premtuar kur ka qenë në opozitë”.

“Kanë filluar mandej. Për Besnik Bislimin natyrisht dhe Dejoha Mihalin po flas. Sigurisht. Salih Zyba i ka pasur dy vërejtje në Grup Parlamentar dhe të del publikisht. I ka thënë ‘kujdes se tash nuk mundemi na me udhëheq me LVV-në në qeveri si ashtu qysh kemi thënë në opozitë, ka forma, kanë ndryshuar gjërat’”, shto ai në emisionin Pressing në T7.

Emisionin e plotë mund ta ndiqni duke klikuar KËTU

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat