Lekaj: Gjatë 2 viteve qeverisje Kurti, asnjë progres në interes të qytetarëve

Aktuale

Lekaj: Gjatë 2 viteve qeverisje Kurti, asnjë progres në interes të qytetarëve

Më: 28 mars 2023 Në ora: 15:47
Pal Lekaj

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë në një konferencë për media se gjatë 2 viteve qeverisje Kurti nuk është shënuar asnjë progres në interes të qytetarëve

“Nëse flasim për ekonomi, kemi një stagnim në aspektin e zhvillimit ekonomik në vend e cila ka vështirësuar në masë të madhe jetën e qytetarëve. Në sektorin privat, paga minimale është 170 euro e ndërkaq Ligji për Pagën Minimale vazhdon të qëndrojë në sirtarët e Kuvendit. Në energji, e dimë gjithë se ZRrE ka marrë vendim për rritje të çmimit të energjisë elektrike për 15 përqind, vendim i cili vështirëson edhe më tej mirëqenien në vend”, u shpreh Lekaj.

Tutje, ai në një konferencë për media u shpreh se sa i përket politikave fiskale, sipas tij Qeveria ka dështuar edhe me mosdije por edhe me mungesë të veprimeve.

Ai përmendi propozimin e grupit parlamentar të AAK-së për heqjen e TVSH-së për produktet bazike për një periudhë 6 mujore, por e cila siç tha ai nuk ka gjetur përkrahje nga Qeveria.

Ndër të tjera, ai shtoi se ka stagnim edhe në investime kapitale si dhe bllokim të projekteve.

“Kemi regres në politikë të Jashtme, asnjë njohje gjatë këtij mandati. Në përgjithësi mund të them që kjo qeveri do të mbahet mend për mos shpenzimin e parasë publike. Deri më tani vetëm rreth 20 përqind të buxhetit janë shfrytëzuar për investime publike e që rrjeshimisht ndikon në ekonomi sepse ulja e qarkullimit të parasë publike po ndikon në shtimin e krizës në sektorin ekonomik dhe po rrezikon shumë kompani në funksionimin e tyre dhe ruajtjen e numrit të vendeve të punës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat