Bajrami: Rryma në veri paguhet nga taksat e qytetarëve, nga buxheti i Kosovës

Aktuale

Bajrami: Rryma në veri paguhet nga taksat e qytetarëve, nga buxheti i Kosovës

Më: 30 mars 2023 Në ora: 18:39
Hykmete Bajrami

Deputetja Hykmete Bajrami thotë se pagesa e rrymës për komunat veriore nuk ka filluar tani.

Sipas Bajramit, në qeveritë e kaluara, për rrymën në veri është paguar maksimumi 11 milionë euro, e jo si në Qeverinë Kurti.

“Për me pagu e kemi paguar gjithë. Tashmë nuk mund të fajësojë se pagesa e energjisë elektrike nuk ka filluar tani. Fillimisht e kemi paguar si pjesë të faturave, dhe më vonë pas atij vendimi të Gjykatës Kushtetuese kjo i është bartur KOSTT-it si obligim mirëpo KOSTT-i nuk ka të hyra për të paguar dhe këtë po e paguan Qeveria me taksa të qytetarëve, janë mjete të cilat dalin nga buxheti i Kosovës”.

Sipas Bajramit, në qeveritë e kaluara, për rrymën në veri është paguar maksimumi 11 milionë euro, e jo si në Qeverinë Kurti.

“Ndryshimi i Qeverisë Kurti prej qeverive tjera është që energjia elektrike në komunat veriore maksimumin e ka pasë rreth 11 milionë euro në vit, ndërkohë që janë shpenzuar 33 milionë euro në vitin 2021, dhe 65 milionë euro në vitin 2022”, tha ajo.

Nga muaji shtator i vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ka subvencionuar faturat e konsumatorëve, të cilët kanë kursyer së paku 5 për qind të energjisë së konsumuar në muaj, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Herën e fundit që ZRRE-ja kishte miratuar rritjen e tarifave ishte në shkurt të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat