Ambasadori amerikan: Një pjesë e Marrëveshjes së Ohrit ka filluar të zbatohet tashmë

Aktuale

Ambasadori amerikan: Një pjesë e Marrëveshjes së Ohrit ka filluar të zbatohet tashmë

Më: 30 mars 2023 Në ora: 18:42
Jeffrey Hovenier

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë. Jeffrey Hovenier ka thënë se tashmë Marrëveshja e arritur në Ohër treguar se ka filluar të zbatohet.

Diplomati amerikan ka thënë se SHBA-ja beson fuqishëm se marrëveshja duhet të zbatohet urgjentisht.

“Para së gjithash, unë do të thoja se një pjesë e marrëveshjes po zbatohet tashmë dhe natyrisht është një proces për të zbatuar të gjithë marrëveshjen. Shtetet e Bashkuara besojnë fuqishëm se marrëveshja duhet të zbatohet urgjentisht dhe ne gjithashtu kemi dëgjuar të njëjtën gjë të thotë edhe kryeministri i Kosovës.”, ka thënë Hovenier.

Ai ka thënë se hapi i radhës është takimi i 4 prillit për të cilin shpreson të jetë një takim i suksesshëm.

“Hapi tjetër është takimi më 4 prill, e dini se dialogu i Miroslav Lajçakut është një dialog i ri i lehtësuar që po i tërheq kryenegociatorët të bisedojnë pikërisht për ato çështje dhe ne presim një takim të suksesshëm në mënyrë që të ecim përpara zbatimin e marrëveshjes.”, ka shtuar Hovenier.

Takimi i katër prillit është caktuar e konfirmuar nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, dhe do zhvillohet në nivel kryenegociatorësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat