Adriatik Kelmendi: Mbi 20 vjet që e intervistoj Albin Kurtin – sonte e marrim vesh në cilin stacion është ai

Aktuale

Adriatik Kelmendi: Mbi 20 vjet që e intervistoj Albin Kurtin – sonte e marrim vesh në cilin stacion është ai

Më: 30 mars 2023 Në ora: 19:19
Adriatik Kelmendi dhe Albin Kurti

Adriatik Kelmendi, autor i emisionit Rubikon, sonte do ta intervistojë kryeministrin Albin Kurti. Kelmendi, përmes një statusi në Facebook, ka treguar se ka mbi 20 vjet që e interviston Albin Kurtin në situata të ndryshme – një herë pas lirimit nga burgu i Serbisë, pastaj në prag protestash, pas protestave, si opozitar, si bashkëpunëtor me partitë e pushteteve të kaluara, si kritik i ashpër i tyre, e madje edhe si kryeministër në mandatin e tij të parë.

Por thotë se për herë të parë do ta intervistojë si kryeministër në mandatin e tij të dytë.

“Ka 20 vjet Rubikon, ka mbi 20 vjet që e intervistoj Albin Kurtin. Në situata dhe kohë të ndryshme. Mbas daljes nga burgu, në prag protestash, para ose pas arrestimeve, para e pas fushatave zgjedhore, edhe kur thoshte se marrja pjesë në zgjedhje është nënshtrim e edhe kur thoshte se fitoja në zgjedhje është çlirim, edhe kur thoshte se s’ka pavarësi e edhe kur angazhohej për bashkim me Shqipëri, edhe kur ishte bashkë me Mustafën, Haradinajn e Limajn edhe kur ishte ashpër kundër tyre, edhe si kryeministër për herë të parë… dhe tash si kryeministër për herë të dytë”.

“Sa shumë ka ndodhur ndërkohë. Sonte e marrim vesh se në cilin stacion është aktualisht Albin Kurti. Shikim të këndshëm”, shkroi Adriatik Kelmendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat