Politika shqiptare pa dallim mbështesin Marshin për Drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Aktuale

Politika shqiptare pa dallim mbështesin Marshin për Drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Më: 30 mars 2023 Në ora: 20:21
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra

Përfaqësuesit e partive kryesore politike në Shqipëri kanë dalë në mbështetje të Marshit për Drejtësi, në shenjë solidarizimi dhe përkrahje për ish-krerët e UÇK-së.

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka bërë të ditur sot nga Tirana se përfaqësuesit e politikës shqiptare në Tiranë i kanë dhënë mbështetje marshit që do të mbahet këtë të diel nga ora 14:00, në Prishtinë.

Ajo ka postuar fotografi bashkë me kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, me nënkryetaren e PD-së, Jorida Tabaku, dhe me kryetaren e Grupit Parlamentar të PDIU, Mesila Doda.

“Lufta jonë ka qenë çlirimtare dhe e drejtë. Rrjedhimisht, asnjë tendencë për të ndryshuar historinë tonë më të lavdishme nuk do të kalojë. Bashkë jemi më të fortë!”, ka shkruar Deliu-Kodra në faqen e saj në Facebook.

Postimi i plotë:

Shqipëria, pa asnjë dallim, në mbështetje të Marshit për Drejtësi, në shenjë solidarizimi dhe përkrahje për ish-krerët e UÇK-së.

Me 2 prill, përfaqësues të të gjitha partive shqiptare mbështesin "Marshin për Drejtësi", në Prishtinë.

Lufta jonë ka qenë çlirimtare dhe e drejtë. Rrjedhimisht, asnjë tendencë për të ndryshuar historinë tonë më të lavdishme nuk do të kalojë.

Bashkë jemi më të fortë! #MarshojmëPërDrejtësi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat