Kryeministri Albin Kurti vlerëson se në dy vitet e para të këtij mandate është arritur ajo që është synuar.
“Janë dy vitet e para dhe janë të pakrahasueshme me më herët”, është shprehur Kurti.
“Vitet 2021 dhe 2022 janë vitet me rritjen mesatarisht 7.0 përqind që është dyvjeçari më i suksesshëm në Kosovën e pavarur. Kemi pasë edhe disiplinë fiskale, nga 1.5 milionë, kanë shkuar në 2.5 miliardë në dy vjet dhe është e pashembullt”, ka shtuar Kurti.
Kurti ka theksuar se gjatë këtyre dy viteve janë dyfishuar investimet e huaja direkte derisa ka thënë se tek qytetarët deri më tani janë shpërndarë 842 milionë.