Vuçiq tha se në qershor do ta vizitojë Kosovën, flet Kurti – tregon a do t’i japë leje

Aktuale

Vuçiq tha se në qershor do ta vizitojë Kosovën, flet Kurti – tregon a do t’i japë leje

Më: 30 mars 2023 Në ora: 22:06
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur edhe për deklaratën e presidentit serb, Vuçiq, se në qershor do ta vizitojë Kosovën.

Në intervistën e tij ai tha se Vuçiq nuk ka bërë kërkesë për vizitë por që nuk do të ishte e duhur që ta bënte këtë vizitë.

Megjithëse tha se nuk do t’ia japë lejen, tha se Vuçiq fillimisht duhet ta bëjë kërkesën.

“Ne nuk e kemi një kërkesë së tillë. Duke e parë gjendjen, nuk ka pse të vijë në Kosovë, ai që e ka mohuar masakrën e Reçakut. Ai që 2 vite thotë por nuk e bën kërkesën. Unë nuk do t’ia jap lejen, por ai njëherë le ta bëjë kërkesë”, tha Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat