Fadil Geci: Hamëz Jashari ka qenë një nga themeluesit e LDK-së

Aktuale

Fadil Geci: Hamëz Jashari ka qenë një nga themeluesit e LDK-së

Më: 30 mars 2023 Në ora: 22:27
Fadil Geci

Në vazhdën e debatit për Ibrahim Rugovën dhe familjen Jashari, ka folur edhe Fadil Geci.

Ai në “Debat Plus”, përmes një lidhje telefonike, ka thënë se Hamëz Jashari, ka qenë një nga themeluesit e degës së LDK-së, në Prishtinë.

“Familja Jashari, Hamëz Jashari është njëri nga themeluesit e LDK-së, ditët e para kemi qenë në Prishtinë, bashkë me mu e kemi themelu degën e LDK-së, Hamëza ka qenë me mu”, ka thënë ai.

Po ashtu, Geci ka thënë se Rifat Jashari, ka qenë veprimtar aktiv i LDK-së.

“Rifat Jashari, derisa kanë vdekur, ka qenë veprimtar aktiv, në LDK, tërë kohën. Sa herë ka qenë Fehmi Agani në Gjermani, Rifati ka qenë me të. Shkuarja e djemve tonë prej Drenice në 1991, përmes Sali Çekut, ka qenë kryetar i forumit rinor të LDK-së, Adem Dërguti”, ka thënë ai.

Geci u shpreh se familja Jashari, nuk ka pasur lidhje me ideologjinë majtiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat