Kurti i prerë: Nuk e mbështes Ballkanin e Hapur, nuk ka as website

Aktuale

Kurti i prerë: Nuk e mbështes Ballkanin e Hapur, nuk ka as website

Më: 30 mars 2023 Në ora: 22:31
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur edhe rreth iniciativës së Ballkanit të Hapur.

Kurti në Rubikon tha se nuk e mbështet këtë iniciativë.

“Nuk kam qëndrim tjetër. Ballkani i Hapur, me sa e di unë as website nuk ka. Pra, është një iniciativë që nuk ka as platformë, as kontratë themelore, nuk ka as strategji, as plan veprimi”, tha Kurti.

“Nuk është sipas rregullave të Bashkimit Evropian, nuk e ka financimin e Bashkimit Evropian dhe unë nuk mund ta mbështes një iniciativë të tillë”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat