Lushtaku: E çuditshme si ka ndryshuar Kurti, sikur Kurti kryeministër e ka vrarë Kurtin e opozitës

Aktuale

Lushtaku: E çuditshme si ka ndryshuar Kurti, sikur Kurti kryeministër e ka vrarë Kurtin e opozitës

Më: 30 mars 2023 Në ora: 22:34
Mërgim Lushtaku

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku thotë se është për të ardhur keq se si kryeministri i vendit, Albin Kurti ka ndryshuar në parime, ndër vite, kryesisht sa i përket qëndrimeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Lushtaku vlerëson se ndryshimet e Kurtit janë sikur “Albin Kurti kryeministër e ka vrarë Albin Kurtin e opozitës”.

“PDK-ja e ka sjellë Kosovën deri sa e ka arritur pavarësinë e vendit, i ka rritur pagat e shërbyesve publikë… Ndërsa Kurti kundërshtimin kryesor e ka pasur për Asociacionin apo Zajdenicën siç e ka quajt. Sigurisht në këtë pjesë ka pasur edhe të vdekur apo edhe të vetëvrarë. Dhe në këtë drejtim është e çuditshme se si ka ndryshuar Albin Kurti. Sikur Albin Kurti kryeministër e ka vrarë Albin Kurtin e opozitës. Dhe kjo është për keqardhje sepse pavarësisht çdo gjëje, nëse një politikan nuk ka kredibilitet, nuk ka moral dhe nuk ka parim, që së paku mos të ndryshojë parimet kryesore, atëherë ai me të vërtetë vetëm për burrështetas nuk do të mbahet mend. Dhe do të mbahet mend si palaço”, tha ai.

Sipas deputetit të PDK-së, Kurti nuk është ai që e ka njohur Kosova si opozitar, teksa thotë se ky ndryshim i shpejtë është i rrezikshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat