Kurti flet për raportet me Ramën: Nuk e kemi jo luksin, por as të drejtën të mos bashkëpunojmë

Aktuale

Kurti flet për raportet me Ramën: Nuk e kemi jo luksin, por as të drejtën të mos bashkëpunojmë

Më: 30 mars 2023 Në ora: 22:51
Edi Rama dhe Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur edhe për marrëdhëniet që i ka me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Kurti thotë se raporti i tyre nuk ka qenë asnjëherë i përkeqësuar.

Sipas tij, asnjë kryeministër i Shqipërisë dhe  i Kosovës, kushdo qofshin nuk e kanë luksin e as të drejtën të mos bashkëpunojmë.

“Nuk ka qenë asnjëherë i përkeqësuar, por ne i kemi dallimet e kemi edhe mospajtim. Jemi dy kryeministra që nuk e kemi jo luksin, por as të drejtën të mos bashkëpunojmë.

Kushdo që është kryeministër në Shqipëri, kryeministri i Kosovës e ka për detyrë të komunikojë e bashkëpunojë për kundër dallimeve, sepse edhe interesat e qytetarëve tanë dhe kombit mbarë në përgjithësi na kërkojnë një detyrë e një përgjegjësi të tillë”, tha Kurti në Klan Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat