Çitaku i reagon Kurtit: Po flet për rritje ekonomike sikur mos me jetu në Kosovë

Aktuale

Çitaku i reagon Kurtit: Po flet për rritje ekonomike sikur mos me jetu në Kosovë

Më: 30 mars 2023 Në ora: 22:54
Vlora Çitaku

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka thënë se kryeministri, Albin Kurti po flet për rritje ekonomike sikurse mos me jetu në Kosovë.

Çitaku përmes një postimi në Facebook ka pyetur se a jeton më mirë një familje në Kosovë sot, apo para 3 vitesh.

Çitaku ndër të tjera ka përmendur edhe rritjen e çmimit të energjisë.

Dhe krejt në fund nënkryetarja e PDK-së ka shkruar “dobët, shumë dobët”.

Postimi i plotë:

Kryeministri po flet për rritje ekonomike sikur mos me jetu në Kosovë.

Pyetja është shumë e thjeshtë, a jeton më mirë një familje në Kosovë sot, apo para 3 vitesh.

Me pagën që e merr një mësues, polic, mjek, zjarrfikës, a arrijnë të mbulojë shpenzimet e bazike?

Vetëm çmimi i energjisë sot është rritur sërish edhe për 15%.

Dobët. Shumë dobët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat