Pajaziti: Zajednica nuk është e jona, është e Albin Kurtit

Aktuale

Pajaziti: Zajednica nuk është e jona, është e Albin Kurtit

Më: 30 mars 2023 Në ora: 23:59
Zenun Pajaziti

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Zenun Pajaziti thotë se termi “Zajednicë” është nga kryeministri Albin Kurti, nga koha kur ai ishte në opozitë.

Pajaziti tha se “Zajdenica nuk është e jona, është e Albin Kurtit”.

Sipas ish-deputetit të PDK-së, kryeministri Kurti si opozitar ka qenë pengues për gjithçka.

“Një prej marrëveshjeve të vështira ka qenë Asociacioni dhe nëse e mbani mend, ne ishim për një marrëveshje të tillë, por ishim kujdesur që të mos ketë diçka që ka antikushtetues. Dhe atë botë Gjykata Kushtetuese pati vlerësimet e veta, vërejtjet e veta, dhe ne mendonim që duhet të jetë në përputhje me vlerësimet ose vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese. Por në atë kohë, Albin Kurti ishte pengues në gjithçka, madje ai e quante Zajednicë. Dhe termi Zajdenicë, ishte i Albin Kurtit. Shikoni ku kemi ardhë tash, i kemi humb disa vjet”, deklaroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat