Limaj: Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën më

Aktuale

Limaj: Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën më

Më: 31 mars 2023 Në ora: 00:19
Kryetari i Nismës Socialdemorkate, Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemorkate, Fatmir Limaj, thotë se me marrëveshjen e Ohrit ka marrë fund cdo mundësi që Serbia ta njohë ndonjëherë Kosovën. 

Limaj thotë se nuk e kupton indiferencën e popullit për këtë marrëveshje. 

“Në sondazh dalin 72% kundër Asociacionit, ndërsa tani këta 72% e përkrahin vetëm pse e ka bërë një njeri”, tha ai. 

“Më dhimbsen fëmija jonë. Besa edhe nipat. Sepse unë e ti e meritojmë për këtë indiferencë. Nuk ka rrugëdalje. Nuk mund të ketë rrugë tjetër. Do të jetojmë me këtë marrëveshje e Serbia është hisenike. Tash  Serbia kurrë nuk do ta njohë Kosovën më”, shtoi ai në emisionin DPT te Fidani në T7.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat