Si përkufizohet pendimi në Islam dhe për çfarë duhet të pendohet besimtari? Tregon hoxha, Fahrudin Hashani

Aktuale

Si përkufizohet pendimi në Islam dhe për çfarë duhet të pendohet besimtari? Tregon hoxha, Fahrudin Hashani

Më: 1 prill 2023 Në ora: 07:22
Fahrudin Hashani

Hoxha, Fahrudin Hashani, tregon se si përkufizohet pendimi në Islam dhe për çfarë duhet të pendohet besimtari.

Hashani në emisionin “Fanari” kushtuar muajit të Ramazanit, thotë që nuk ka njeri të pagabueshëm, përveç pejgamberëve. Por, ai kujtoi thënien e pejgamberit Muhamed s.a.v.s., i cili ka thënë se çdo njeri është gabimtar dhe se më të mirët e gabimtarëve janë ata të cilët pendohen.

“Nuk ka njeri të pagabueshëm, përveç Pejgambereve. Pejgamberi a.s thotë që çdo bir i Ademit është gabimtar, më të mirët e gabimtarëve janë ata të cilët pendohen”, tha hoxhë Hashani.

Sipas Hashanit, pendimi vjen kur njeriu nuk e ndien vetën të qetë dhe rahat, si rezultat i gabimit që ka bërë.

“Ka gjynahe të vogla, ka gjynahe të mëdha. Pendimi vjen si rezultat i diçkahit që njeriu e bën dhe nuk e ndien vetën të qetë, nuk e ndien vetën rahat, edhe ndien nevojë për atë çka është duke e brengosur shpirti i tij që nuk është kah ndjehet i qetë, ka nevojë që atë me largu. Për këtë e shohim që Allahu i përshkruan ata të cilët jetojnë larg rrugës së Zotit do të thotë janë të zhytur në gjynahe. Allahu i përshkruan që jetojnë një jetë të zymtë të rëndë sa i përket të brendshmes së tyre edhe pse ne mundemi me u paraqit ndryshe jashtë, mirëpo e brendshmja është një përjetim që ka çrregullim brenda shpirtit dhe zemrës së njeriut”, ka treguar ai.

Imami, Hashani më tej thotë se personi i cili pendohet prej gjynaheve dhe kërkon falje prej Krijuesit, do ta ndiejë vetën më të lehtë.

“E për këtë Allahu, të tillët që kanë jetë të shfrenuar thotë se kanë jetë të rëndë, ndërsa ai i cili pendohet prej gjynaheve kërkon falje prej Krijuesit e sheh që e ndien vetëm më të lehtë”, tha Hashani.

Hoxha ka treguar edhe rastin kur nuk pranohet pendimi, kur sipas tij kjo ndodh atëherë kur mohohet Zoti, si dhe i bëhet shok Atij në adhurim.

“Pendimi nuk i pranohet atij, i cili sikur që e ka pruar Zoti në Kur’an shembullin e djallit të mallkuar, i cili edhe kur bën gjynah krenohet edhe Zoti na ruaj i vjen vdekja e zënë në atë gjendje. Se përderisa pendohet herë do kur Zoti e falë. Gjynahi i cili nuk falet është mohimi i Zotit, me i bë Zotit shok në adhurim. Ky është gjynah, i cili nuk falët, përveçse duhet një restart prej fillimit me fillu me pendim të sinqertë me kërku falje te Zoti”, ka treguar mes tjerash hoxhë Hashani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat