“Marshi për drejtësi”, “shpërthen” avokati Gazmend Halilaj: Ngoni mirë, edhe dielli me u ndalë, ne nuk ndalemi!

Aktuale

“Marshi për drejtësi”, “shpërthen” avokati Gazmend Halilaj: Ngoni mirë, edhe dielli me u ndalë, ne nuk ndalemi!

Nga: N. Sh. Më: 1 prill 2023 Në ora: 09:59
Avokati Gazmend Halilaj

Platforma “Liria ka Emër” ka organizuar një marsh për drejtësi në mbështetje të ish- krerëve të UÇK-së.

Në njoftim thuhet se ky marsh do të mbahet më 2 prill në Prishtinë.

Marshuesit do të nisen nga sheshi “Zahir Pajaziti” dhe do të vazhdojnë në drejtim të sheshit “Skënderbeu”.

Deri tash, një numër i madh e kanë përkrahur këtë marsh.

Mirëpo, ka edhe figura të mëdha që janë shprehur kundër.

Njëri prej tyre është edhe avokati Gazmend Halilaj, i cili e quan këtë, marsh të turpit.

Përmes një postimi në Facebook, Halilaj pyet se ku ishin ata që heshtën deri tash, për vrasjet që ndodhën në Kosovë.

Ai përmend vresjen e mësuesit dhe veprimtarit të LDK-së, Haki Imerit, pastaj hetuesin policor Hajdar Ahmeti.

Avokati paralajmëron se nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për viktimat.

Reagimi i plotë:

PROTESTË E TURPIT

Marshoni ka të doni.

Por, vrasja e atdhetarëve Haki Imeri, hetuesit policor Hajdar Ahmeti e shumë tjerë, më në fund po marrin drejtimin e duhur.

Ku po mbeteni Ju, që heshtët ndaj vrasjëve të bijve me të mirë të këtij vendi.

Me çfarë ndërgjegje nesër u dilni përpara Familjeve të të vrarëve.

Ngoni mirë, shumë nga këto figura janë klientë të mi, që unë së bashku me Prokurorinë po e bëjmë ndjekjen e vrasësve të tyre.

Një gjë mbani mend.. edhe dielli m’u ndalë, ne nuk ndalemi....për vrasësit e këtyre figurave asgjë tjetër pos BURGIM TË PËRJETSHËM....

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat