Deputeti i VV-së: E mbështesim KFOR-in, por pse në veri mos të patrullojë edhe FSK-ja

Aktuale

Deputeti i VV-së: E mbështesim KFOR-in, por pse në veri mos të patrullojë edhe FSK-ja

Më: 1 prill 2023 Në ora: 11:23
Vetëvendosje

Sa i përket marrëveshjes së vitit 2013 ku thuhet se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri pa koordinim me KFOR-in, kanë folur edhe nga partia në pushtet.

Deputeti i Vetëvendosjes, Arbër Rexhaj ka deklaruar se e mbështesin misionin e KFOR-it pasi që bashkë me FSK-në mbrojnë territorin e vendit, por se pse ne veri të mos patrullojë edhe FSK-ja.

“Natyrisht qytetarët e Kosovës, kryeministri, politika kosovare ka dëshirë dhe normalisht ne e mbështesim KFOR-in në çdo projekt meqenëse ai mbron së bashku me FSK-në edhe territorin e Republikë së Kosovës.

Mirëpo mendoj që është e udhës që në Mitrovicë dhe komunat me shumicë serbe, të cilat udhëhiqen nga kryetarë serbë, realisht të ketë të drejtë të patrullojë edhe forca jonë, pra të jetë prezente aty, sepse atë botë kjo marrëveshje ka qenë shumë e dëmshme kur është realizuar mes Thaçit, KFOR-it e NATO-s”, është shprehur Rexhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat