Kurti liron nga detyra një zv/ministre

Aktuale

Kurti liron nga detyra një zv/ministre

Më: 1 prill 2023 Në ora: 11:55
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti

Kryeministri Albin Kurti ka marrë vendim që ta lirojë nga detyra e zëvendësministres së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Linda Çavdarbashën.

Vendimi për lirim nga detyra të Çavdarbashës është marrë dje, mirëpo nuk përmenden arsyet.

Sipas pikës dy të këtij vendimi, znj. Çavdarbasha obligohet të bëjë deklarimin e pasurisë sipas ligjit në fuqi.

Linda Çavdarbasha ishte emëruar zëvendësministre e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës edhe në Qeverinë Kurti I.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat