Lirohet nga aktakuza ish-drejtori i Emergjencës, Basri Lenjani

Aktuale

Lirohet nga aktakuza ish-drejtori i Emergjencës, Basri Lenjani

Më: 1 prill 2023 Në ora: 12:58
Basri Lenjani

Gjykata Themelore në Prishtinë në rigjykim ka liruar nga akuza për mosdeklarim të saktë të pasurisë Basri Lenjanin, ish-drejtor i Emergjencës në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës (SHSKUK).

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar mbrojtësja e Lenjanit, avokatja Ardita Morina. Ajo ka thënë se sot Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur aktgjykimin.

“Po e ka liru sot gjykata nga akuza”, tha avokatja Morina.

Tutje avokatja Morina tha se arsyet e lirimit nga akuza pritet të dihen kur do t’i dorëzohet palëve aktgjykimi në formë të shkruar.

Gjykata e Apelit në Prishtinë e kishte kthyer në rigjykim rastin ndaj Lenjanit për shkak të veprës penale “Mos raportimi apo raportimi i rremë i pasurisë, i dhuratave, i dobisë tjetër material ose i detyrimeve financiare”.

Ndërkaq Gjykata Themelore paraprakisht e kishte dënuar me 6 muaj burgim dhe me 500 euro gjobë për veprën penale mos raportim I pasurisë.

Në seancën fillestare të mbajtur më 10 maj 2022 i akuzuari Lenjani është deklaruar i pafajshëm për veprën penale që i vihet në barrë.

Aktakuza e përpiluari nga Prokuroria Themelore në Prishtinë e ngarkonte Lenjanin se në cilësinë e zyrtarit të lartë publik nuk e kishte deklaruar saktë pasurinë për vitin raportues 1 janar deri me 31 dhjetor 2019, në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat