Bunjaku-Rexhepi përmend austostradën Prishtinë-Gjilan: E kam pyetur Aliun, por kot, në veshë të shurdhër

Aktuale

Bunjaku-Rexhepi përmend austostradën Prishtinë-Gjilan: E kam pyetur Aliun, por kot, në veshë të shurdhër

Më: 1 prill 2023 Në ora: 14:25
Valentina Bunjaku Rexhepi

Deputetja nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, i ka bërë thirrje vozitësve që të kenë kujdes gjatë ngasjes në rrugën Gjilan – Prishtinë, pasi siç tha ajo, rruga bëhet e rrezikshme sapo të bie shi.

“Rrugët e Gjilanit bëhen të rrezikshme për qytetarët që marrin rrugën drejt Prishtinës. Edhe ashtu pa shira janë dëmtuar shumë. Rruga për Ferizaj është e tmerrshme”, shkroi Bunjaku-Rexhepi në Facebook, duke shpërndarë një fotografi nga një vetaksident që ka ndodhur sot në rrugën Gjilan – Prishtinë.

Deputetja tha se për çështjen e përfundimit të autostradës Gjilan – Prishtinë e ka pyetur shumë herë ministrin e Infrastrukturës, Liburn Aliun, por se i njëjti  nuk i ka dhënë përgjigje.

“Derisa Ministri Aliu para dy ditësh deklaroi se autostrada për Gjilan nuk kryhet këtë vit, unë e kam pyetur jo një herë, as dy por shumë herë se kur kryhet. Tha nuk e di!E kam ngritur zërin edhe shumë herë tjera por kot. Në vesh të shurdhër”.

“Çdo ditë e frekuentoj edhe vetë këtë rrugë, i shoh si të gjithë gjilanasit vështirësitë e mundshme, andaj ju lutem të kemi kujdes se sa për këtë qeveri diletantësh as mirëmbajtja e saj nuk vlen!”, përfundoi deputetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat