FSK-ja përfundon ushtrimin fushor “Iron Mike”

Aktuale

FSK-ja përfundon ushtrimin fushor “Iron Mike”

Më: 1 prill 2023 Në ora: 16:26
Foto ilustrim

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ushtrimi fushor “Iron Mike”, i cili kishte për qëllim  vlerësimin dhe testimin e kapaciteteve të Kompanisë së Mekanizuar për të ekzekutuar operacione sulmuese dhe mbrojtëse në nivel togu dhe kompanie.

Ushtrimin fushor, që ka kulmuar me ushtrimin final “Sulm në objektivë” që është realizuar me zjarr të drejtpërdrejt – LFX, është realizuar nga regjimenti i parë i Forcave Tokësore.

Ushtrimi, sipas njoftimit të FSK-së, është vlerësuar nga Vëzhgues-Kontrollues të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes së bashku me ata nga ushtria amerikane (SATMO).

Ndërkaq, përfundimin e ushtrimit fushor nga afër e ka përcjell zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, komandanti i Forcave Tokësore, gjeneral brigade Hysen Dreshaj dhe Atasheu Amerikan Nënkolonel Kim, oficerë e nënoficerë të FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat