Gjinovci kritikon “marshin për drejtësi”, ironizon me PDK-në: Synon ta mobilizojë anëtarësinë e vet duke u maskuar

Aktuale

Gjinovci kritikon “marshin për drejtësi”, ironizon me PDK-në: Synon ta mobilizojë anëtarësinë e vet duke u maskuar

Më: 1 prill 2023 Në ora: 16:37
Analisti Rron Gjinovci

Analisti Rron Gjinovci ka kritikuar organizimin e marsh për drejtësi, i cili do të organizohet nesër, në përkrahje të ish krerëve të UÇK-së që gjinden në Hagë.

Gjinovci ka pyetur me ironi se “A po dilni nesër në organizimin e PDK-së, që synon me mobilize anëtarësinë e vet, maskuar në marsh për drejtësi”

“A po dilni nesër në organizimin e PDK-së që synon me mobilizu anëtarësinë e vet edhe me e matë fuqinë e vet, maskuar në marsh për drejtësi? 

Ani do fulliranta që ju vjen marre që jon me PDK-në kishe na jena për drejtësi” – ka shkruar Gjinovci.

Kujtojmë se marshin për drejtësi të organizuar nga “Liria ka emër” e kanë përkrahur edhe partia në pushtet Vetëvendosje, por edhe PDK e AAK.

Deri më tash vetëm LDK, ende nuk ka dalur me qëndrim për marshin e 2 prillit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat