​Kurti kujton viktimat e masakrës së Lybeniqit

Aktuale

​Kurti kujton viktimat e masakrës së Lybeniqit

Më: 1 prill 2023 Në ora: 18:35
Foto ilustrim

Kryeministri i vendit, Albin Kurti në 24 vjetorin e masakrës së Lybeniqit, ka kujtuar të vrarët duke thënë se janë viktima të gjenocidit të Serbisë në Kosovë.

Kurti ka shkruar se më 1 prill 1999, forcat serbe u kthyen në Lybeniq të Pejës, pas masakrës së parë, më 25 maj 1998.

Rreth orës shtatë në mëngjes, të prirë nga pjesëtarët e formacionit “Çakejt”, pushkatuan burra, fëmijë, të moshuar, gra shtatzëna dhe foshnje. Shumë prej të vrarëve, mes moshës 15 dhe 87 vjeç, u gjetën në varrezën masive në Batajnicë, në periferi të Beogradit.

Në këtë 24 vjetor, nderojmë kujtimin për të vrarët në masakrën e Lybeniqit, viktima të gjenocidit të Serbisë në Kosovë. I përjetshëm qoftë kujtimi për ta”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat