Musliu-Shoshi përkujton 24 vjetorin e masakrës së Lybeniqit: Njëri nga vendet ku Serbia kreu masakrën më të tmerrshme

Aktuale

Musliu-Shoshi përkujton 24 vjetorin e masakrës së Lybeniqit: Njëri nga vendet ku Serbia kreu masakrën më të tmerrshme

Më: 1 prill 2023 Në ora: 18:54
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, me një postim në rrjetin social Facebook, ka kujtuar masakrën e Lybeniqit.

Ajo tha se ky vend është dëshmi për masakrat e Serbisë në Kosovë.

Musliu-Shoshi theksoi se aty u vranë 80 qytetarë përfshi të moshuar gra dhe fëmijë.

Postimi i plotë:

Lybeniqi është njëri nga vendet ku shteti i Serbisë kreu masakrën më të tmerrshme ndaj 80 qytetarëve të pafajshëm, duke përfshirë të moshuarit, gratë dhe fëmijë.

Gjaku i tyre është dëshmia përmes së cilës ne dhe fëmijët tanë jetojnë të lirë dhe të barabartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat