Arrestimi në veri, vjen reagimi nga Presidenca: Banditët e Radojçiqit do të sillen para drejtësisë

Aktuale

Arrestimi në veri, vjen reagimi nga Presidenca: Banditët e Radojçiqit do të sillen para drejtësisë

Më: 1 prill 2023 Në ora: 19:43
Shefi i Stafit të Kabinetit të Presidencës, Blerim Vela

Shefi i Stafit të Kabinetit të Presidencës, Blerim Vela ka reaguar pas arrestimit të të dyshuarit për djegien e veturave në veri.

Vela përmes një cicërime në Twitter tha se M.B është person me histori të gjatë kriminale, duke shtuar se komunitetet lokale në veri mund t’i besojnë Policisë së Kosovës.

Ai shtoi se ‘banditët e Radoiçiqit do të dalin para drejtësisë për veprat e tyre kriminale’.

“Një i dyshuar për djegien e veturave të serbëve vendas në veri të Kosovës është arrestuar nga@Kosovo_Police. Një person me histori të gjatë kriminale! Komunitetet lokale në veri të Kosovës mund t’i besojnë forcës policore multietnike. Banditë e Radoiçiqit do të dalin para drejtësisë për veprat e tyre kriminale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat