Pas arrestimit të serbit, reagon ministri Sveçla - jep detaje të reja

Aktuale

Pas arrestimit të serbit, reagon ministri Sveçla - jep detaje të reja

Nga: A.SH Më: 1 prill 2023 Në ora: 19:45
Xhelal Sveçla

Pas djegies së veturave në Leposaviq, ka reaguar ministri i Punëv të Brendhsme, Xhelal Sveçla.

Ai ka thënë se ky rast është orkestuar nga Beogradi me qëllim për të frikësuar qytetarët.

Tutje, Sveçla ka thënë se i arrestuari i sotëm, Policia dëshmi për përfshirjen e tij në sulme ndaj infrasturkturës kritike të Republikës.

Postimi në Facebook:

Djegia e veturave të qytetarëve tanë në veri e orkestruar nga Beogradi me qëllim të shkaktimit të frikës tek qytetarët tjerë është pa dyshim akt i rëndë kriminal. Siç edhe kemi thënë sa herë kanë ndodhur akte të tilla, njësitet relevante policore kanë qenë të angazhuara në identifikimin e kriminelëve që kanë kryer akte të tilla.

Njëri nga ta sot është arrestuar dhe i cili përveç që ka qenë i përfshirë në djegien e veturave në veri, si pjesë aktive e strukturës kriminale të të ashtuquajturës “Mbrojtje Civile”, më parë ai kishte sulmuar me armë Policinë e Kosovës duke i plagosur dy zyrtarë të saj.

Poashtu organet e sigurisë kanë dëshmi për përfshirjen e tij në sulme ndaj infrasturkturës kritike të republikës.

Në kuptim të kësaj, shtetasi serb i arrestuar sot akuzohet për "Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar", "Vrasje në tentativë", "Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm" dhe "Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare".

Secili që si individ apo si pjesë e grupeve kriminale të dirigjuara nga Begradi ka kryer çdo lloj akti kriminal me qëllim të destabilizimit të vendit tonë, do të identifikohet dhe sillet para drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat