Arbër Pajaziti nga “Alternativa për Ndryshim”: Albin Kurti na përdori për konsum politik të tij

Aktuale

Arbër Pajaziti nga “Alternativa për Ndryshim”: Albin Kurti na përdori për konsum politik të tij

Më: 1 prill 2023 Në ora: 21:37
Arbër Pajaziti

Më i ashpëri ndaj kryeministrit të Kosoëvs Albin Kurti, por edhe Lëvizjes Vetëvendosje, ka qenë nënkryetari i Alternativës për Ndryshim në Luginë, Arbër Pajaziti.

Sipas tij, Kurti përdori shqiptarët e Luginës së Preshevës vetëm për konsum politik të tij.

Ai ka thënë se shpresat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës për një jetë dhe të drejta më të mëdha, i shuajti kryeministri i Kosovës
Albin Kurti, me pranimin e marrëveshjes me 27 shkurt, sipas planit franko gjerman.

Pajaziti thotë se aty në asnjë nen nuk përmendet Lugina e Preshevës.

Përveç kësaj, ka akuzuar Kurtin se po e përkrah politikish e financiarisht Shaip Kamberin, deputetin e vetëm shqiptar në Parlementin e Serbisë.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës me theks të veçantë kanë ndjekur këto takime dhe jo vetëm këto, por të gjitha, të gjitha ato në Bruksel, dhe kudo që janë zhvilluar mes Kosovës dhe Serbisë. Ne shprehim keqardhje, ndoshta të fundit për të arritur një marrëveshje nuk është e përfshirë Lugina e Preshevës dhe të drejtat e shqiptarëve. Nga ajo çfarë kemi parë në media është se dokumenetet që janë publikuar, del se do të ketë Asociacion, do të ketë vetemenaxhim të strukturave serbe dhe ndoshta një llojë autonomie do ta kenë serbët në Kosovë në bëzë të kësaj marrëveshjeje, ndërsa ajo çfarë është proklamuar, çfarë është premtuar dhe në çfarë janë thirrur institucionet e Kosovës e sidomos Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje në reciprocitet, ajo nuk është, për fat të keq dhe kjo ndikon jashtëzakonisht keq tek shqiptarët, sespe kjo ka qenë në njëfar mënyre shpresa e fundit se do të kthehet shpresa për një jetë më të mirë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës këtu”, vlerëson Pajaziti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat