​Lista Serbe kërcënon me kryengritje nëse nuk lirohet serbi i arrestuar: Është kidnapuar nga forcat speciale të Kurtit

Aktuale

​Lista Serbe kërcënon me kryengritje nëse nuk lirohet serbi i arrestuar: Është kidnapuar nga forcat speciale të Kurtit

Më: 1 prill 2023 Në ora: 22:15
Lista Serbe

Lista Serbe ka reaguar pas arrestimi serbit M.B nga Policia e Kosovës, i cili dyshohet për sulm ndaj policëve dhe djegie të veturave të serbëve të cilët kanë vendosur targat e Republikës së Kosovës, në veri të Kosovës. 

Kjo listë ka kërcënuar me kryengritje të përgjithshme nëse i arrestuari nuk lirohet.

Përmes një njoftimi në Facebook, kjo parti ka thënë se M.B. “është kidnapuar nga forcat speciale të Albin Kurtit”.

“Pasi që mblodhëm të dhëna rreth rrëmbimit të sotëm të një serbi nga ana e njësiteve speciale të Kurtit, duam të njoftojmë se populli serb e paralajmëron Prishtinën që në rast të moslirimit të të arrestuarit në mënyrë të pabazë, të cilin sot e rrëmbyen njësitet e Kurtit në veri të Kosovës dhe nëse nuk ndalohet me maltretimin e popullit serb, atëherë do të shkaktojë reagimin e të gjithë serbëve. Të bëjmë të qartë, ky nuk do të jetë ndonjëfarë paralajmërimi porse ngritje e përgjithshme për ndalimin e represionit të Albin Kurtit mbi qytetarët e pafajshëm”, thuhet në reagim të Listës Serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat