Murati i reagon Lushtakut: Çmimi i vajit ka ra Mërgim

Aktuale

Murati i reagon Lushtakut: Çmimi i vajit ka ra Mërgim

Më: 6 prill 2023 Në ora: 18:22
Mërgim Lushtaku dhe Hekuran Murati

Pas kritikave që pati ndaj qeverisjes dy vjeçare të Kurtit deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka reaguar Ministri i Financave, Hekuran Murati.

Murati në replikën e tij i ka thënë Lushtakut se çmimi i vajit ka rënë, por se i njëjti si duket nuk e blen vetë këtë produkt.

“Çmimi i vajit ka ra Mërgim, çmimi i grurit është në nivelet më të ulëta historikisht.

Përkundër sfidave globale me krizën energjetike, me luftën ne Ukrainë dhe inflacionin, kemi arritur të rrisim nivelin ekonomik në 3.51 për qind rritje reale”, tha Murati në reagimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat