Limaj për Vetëvendosjen: Nuk e kanë njohur as shtetin derisa u ngjitën në karrige

Aktuale

Limaj për Vetëvendosjen: Nuk e kanë njohur as shtetin derisa u ngjitën në karrige

Më: 13 prill 2023 Në ora: 22:16
Fatmir Limaj,

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherësh ish-komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj, duke folur për anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, parti kjo e cila është në pushtet, ka thënë se anëtarët e saj nuk e kanë njohur as Kosovën si shtet e as Kushtetutën e Kosovës.

“Këta as shtetin nuk e kanë njohur, këta ma askush nuk i merr seriozisht, këta nuk e kanë njohur Kushtetutën e Kosovës si tërësi se kanë njohur as shtetin e Kosovës e leje më një vendim të Gjykatës deri sa kanë hipur në karrige, tash po e njohin”, është shprehur Limaj.

Por që 50.1 për qind e qytetarëve duke i votuar për ta udhëhequr vendin i kanë marrë seriozisht, Limaj ka thënë se kanë bërë një gabim të rëndë, i kanë vënë në krye dhe po mashtrojnë shtetin.

“Janë mashtruar qytetarët këta 50 përqindëshi duhet me u qu e me i nxjerr jashtë”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, Limaj, duke folur për marrëveshjen e arritur me Serbinë, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka pranuar Asociacionin më shumë se në vitin 2015, edhe pa vendim të Gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat