Haradinaj: Pranimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në KE hap i mbarë, por proces i vështirë

Aktuale

Haradinaj: Pranimi i aplikimit të Kosovës për anëtarësim në KE hap i mbarë, por proces i vështirë

Më: 24 prill 2023 Në ora: 22:16
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka cilësuar hap të mbarë, por proces të vështirë aprovimin e kërkesës së Kosovës për aplikim në Këshillin e Evropës.

Ai ka thënë se beson që do të ketë anëtarësim të plotë në këtë institucion.

“Sot me shumicë votash, vendet anëtare të Këshillit të Evropës aprovuan kërkesën e Kosovës pro procedimit të aplikimit në këtë instancë, hap i mbarë ky por proces i vështirë. Jemi besimplotë për anëtarësim të plotë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Sipas tij, tashmë është momenti që Kosova të nisë sa më parë edhe fillimin e Partneritetit për Paqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat